Punoni për veten tuaj ! Mos për botë e për të huaj !

Më 6.5.2017,  IN Muzeun  e Alfabetit të Gjuhës   Shqipe në Manastir e  vizitoi   Rektori i Universiretit ” Nëna Terezë” – Shkup, Aziz Pollzhani . Rektori i Universitetit  para maturantëve shqiptarë  të Manastirit që ishin tubuar në Muze shpalosi Plan- Programin e  Universitetit dhe përparësitë që i ka ky  Universitet. Ai  i informoi   maturantët për drejtimet e hapura dhe cilësitë e këtij tempulli të diturisë .   Është hera e parë që nxënësit  maturantë  të Manastirit ti vizitojë një Rektor dhe ti lëgjërojë për  synimet, ambicjet,dhe ti hapë  rrugë zhvillimit e përparimit  ekonomiko -shoqëror , politik e kulturor të kësaj ane. Ai në ligjërimin e tij ceki disa fenomene ekonomike shoqërore që e ka kapluar popullatën në përgjithësi . Si një fenomen të dukshëm ai paraqiti joregjistrimin  e studentëve  në profile që janë më të dobishëm në të mirën e shoqërisë por edhe të vet individit.  Në ligjëratën e tij  shtoi  se shqiptarët janë shumë të mangët në fushat e drejtimeve që i ofron ky Universitet, prandaj edhe nxënësit pasi të kryejnë njërin nga këto drejtime që i ceki rektori , do të jenë më të privilegjuar dhe më të kërkuar për punësim . Rektori Aziz Pollozhani    për drejtimet  e hapura në  Univesitetin ” Nëna Terezë ”   foli në mënyrë të  veçantë  për  rëndësinë e profileve – drejtimeve. Më në fund Rektori Aziz Pollozhani i falënderoi  nxënësit  për prezencën dhe  interesimin e tyre për regjistrim .

 

Leave a Reply