Muzeu

Institucioni Nacional “Muzeu i alfabetit të gjuhës shqipe” – Manastir është themeluar me vendinin të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë Nr 19 – 6007/1 të datës 24 nëntor 2009. I.N “Muzeu i alfabetit të gjuhës shqipe” – Manastir është themeluar për mbrojtje, hulumtim, mbledhje, regullim dhe përpunimin profesional e shkencor dhe studim të lëndëve muzeore, që janë të rëndësishme për njësimin (unifikimin) e alfabetit shqip. I.N “Muzeu i alfabetit të gjuhës shqipe” – Manastir është regjistruar ne Regjistrin Qendror të Republikës së Maqedonisë më 30.12.2010. Vendimi nr. 30420100004673. I.N “Muzeu i alfabetit të gjuhës shqipe” – Manastir ka në dispozicion një hapësirë prej 38.07 m2 në hyrje. Hapësi për ekspozitë, ka sipërfaqe prej 110 m2, ndërsa zyrat e drejtorisë, punëtorëve dhe dhomat për shërbime trjera që gjenden në katin e parë kanë një sipërfaqe   prej 177 m2. Sipërfaqja e përgjithshme e I.N “Muzeu i alfabetit të gjuhës shqipe” – Manastir është 379 m2.