Rreth Muzeut


Institucioni nacional “Muzeu i alfabetit të gjuhës shqipe” – Manastir u themelua me vendimin të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë Nr. 19-6007/1 në datën 24 nëntor 2009. I. N “Muzeu i alfabetit të gjuhës shqipe” – Manastir u themelua për mbrojtjen, hulumtimin, mbedhjen, rregullimin dhe përpunimin profesional e shkencor si dhe studimin e objekteve muzeore, që janë të rëndësishme për unifikimin e alfabetit të gjuhës shqipe.

Në datën 30.12.2010 me Vendimin Nr. 3042010000-4673, I. N “Muzeu i alfabetit të gjuhës shqipe” – Manastir, u regjistrua në Regjistrin qendror të Republikës së Maqedonisë. I. N “Muzeu i alfabetit të gjuhës shqipe” – Manastir disponon me një hapësirë prej 38,07 m2 në hyrje, kat të poshtëm prej 110 m2 ku ndodhen edhe ekspozitat, ndërsa zyrat të drejtorit, zyrat të punëtorëve të tjerë dhe dhomat për shërbime të tjera ndodhen në katin e parë në hapësirë prej 177 m2. Sipërfaqja e përgjithshme e I. N “Muzeu i alfabetit të gjuhës shqipe” – Manastir është 379 m2.

histori


Inicijativën për thirjen e Kongresit kombëtar për vendosjen e një alfabeti të vetëm e mori klubi shqiptar “Bashkimi” i Manastirit, klub i cili e kishte rolin kryesor midis klubeve shqiptare. Në 27 gusht të vitit 1908, pas vendimit që kishte marrë që në 21 gusht, kryesija e klubit “Bashkimi” të Manastirit, shpalli thirjen, me të cilën u beri të ditur të gjithë klubeve dhe shoqërive brenda dhe jashtë Shqipërisë, propozimin për mbledhjen e Kongresit të alfabetit në 14 nëntor të vitit 1908, në të cilin “Janë të ftuar të gjithë shqiptarët, toskë e gegë, si dhe filologët shqiptar dhe të huaj që janë të interesuar për këtë çështje, të marrin pjesë në këtë Kongres të madh.”

Si rezultat i punës të madhe gjatë përgatitjes dhe organizimit që e ndërmorën klubi “Bashkimi” si edhe klubet dhe shoqërit të tjera shqiptare, në 14 nëntor të vitit 1908, në banesën ku ndodheshte selia e klubit “Bashkimi” në Manastir, u mbajt Kongresi për unifikimin e alfabetit të gjuhës shqipe.

Ky kongres zgjati deri në 22 nëntor. Në kongres morën pjesë 32 delegatë me të drejtë vote, këta delegatë i përfaqësonin 26 qytetet dhe shoqërit të ndryshme shqiptare brenda dhe jashtë atdheut.

Kryesia që udhëhiqte dhe drejtonte punimet e kongresit të alfabetit ishte e përbërë prej: Kryetarit – Mithat Frashëri (Lumo Skendoja), nënkryetarët – Luigj Gurakuqi dhe Gjergj Qiriazi dhe sekretarët – Hilë Mosi, Thoma Avrami dhe Nyzhet bej Vrioni.

Në mbledhjen e ditës të tretë (në 16 nëntor), që ishte e rezervuar vetëm për delegatët të Kongresit, u vendos që të zgjidhet një komision prej 11 vetash, ku do të merrnin pjesë përfaqësues të alfabetëve të Stambollit, “Bashkimit” dhe “Agimit” si dhe publicistë e intelektualë të njohur. Ky komision përbëhej nga: Atë Gjergj Fishta – Kryetar, Luigj Gurakuqi, Sotir Peci, Mithat bej Frashëri, Shahin bej Kolonja, Dhimitër Buda, Dom Ndre Mjeda, Gjergj K. Qiriazi, Bajram Fehmi Topulli, Nyzhet Vrioni dhe Gligor M. Cilka.

Në mbledhjen të hapur që u mbajt paradite në 20 nëntor (dita e shtatë), u shpall vendimi i Kongresit. Komisioni solli vendimin për të krijuar alfabetin e gjuhës shqipe, vendim të cilin e miratuan të gjithë delegatët prezent.

Ekspozita


Ekspozita e përsherëshme e I. N “Muzeu i alfabetit të gjuhës shqipe” përbëhet prej 51 fotografive të punuara me teknologjinë të fundit ku janë paraqitur individet të cilat kanë kontribuar për zhvillimin e alfabetit shqip gjatë shekujve, si edhe fotot të vetë delegatëve që morën pjesë në Kongresin e Manastirit (14 – 22 nëntor 1908) dhe 58 dokumente të ndryshëm.

Në vitrinat që gjenden në objektin e “Muzeut të alfabetit të gjuhës shqipe” – Manastir ndodhen dokumente që kanë rëndësi të madhe dhe dëshmojnë për zhvillimin e alfabetit shqiptar nëpër shekujt. Këtu ndodhet edhe kopje autentike e dokumentit ku është vendimi i shpallur për alfabetin të gjuhës shqipe, i nënshkruar nga pjesëmarësit të Kongresit të Manastirit.