Galerija

Nga tribuna shkencore “Gjergj Qiriazi dhe Kongresi i Manastiri galerija nga-tribuna-shkencore-gjergj-qiriazi-dhe-kongresi-i-manastirit
Në shënimin e 107 vjetorit të themelimit të alfabetit të njësuar të gjuhës shqipe, në Muze u mbajt Tribunë Shkencore kushtuar patriotit , publicistit , shkrimtarit, kryetarit të kongresit Mithat Frashëri ,ku me kumtesë dolën disa historianë dhe gjuhëtarë , një nder ta ishte edhe historiani Nebi Dërvishi dhe etnologu i diplomuar Afet Jashari nga Shkupi.
Më 22 Nëntor 2015, drejtotesha e Shkollës së Mesme ” Dardania ” Pejë , Drita Myrtaj, së bashku me disa punëtore të stafit punues dhe me profesorin Agron Sheremetin, vizituan Muzeun e Alfabetit të Gjuhës Shqipe në Manastir me rastin e 107- vjetorit të Kongresit të Manastirit ( njësimi i alfabetit). Në shënimin e kësaj feste madhështore të popullit shqiptar, drejtoresha Drita Myrtaj , një pasuese me vlera kombëtare të trashëguara nga babai i saj Adem Ahmeti , veteran i arsimit në Preshevë , gjeti kohë dhe bëri një rrugë me qindra kilometra që t’i dhurojë Muzeut skulpturën ”Hyjnesha e Manastirit” të krijuar nga bashkëshorti i saj, skulptor i apasionuar akademik Mal Myrtaj , një artëdashës , skalitës i dalluar i skulpturës në dru , gurë por edhe një materializues i plastikës në bronz, që vepron, krijon në Kosovë dhe Gjermani rreth dy dekada.
Drejtori Nuer Arsllani dhe stafi punues i Muzeut të Alfabetit të Gjuhës Shqipe e falënderon drejtoreshën e Shkollës së Mesme ” Dardania”të Pejës ,Drita Myrtaj -Ahmeti dhe bashkëshortin e saj Mal Myrtaj, për këtë dhuratë me vlerë të paçmuar artistike autoktone shqiptare dhe kujdesin që kanë ndaj Institucioneve Muzeale Kombëtare.
Skulptura ” Hyjnesha e Manastirit” , me 36 shkronjat të Alfabetit Shqip të skalitura në bronz, Muzeut të Alfabetit të Gjuhës Shqipe i dha bukuri shkëlqim , dritë, madhështi , ndërsa neve stafin punues na bëri që të ndihemi më krenar .
Me respekt
Stafi Punues i Muzeut-Manastir