Mendushe Rushid

                                INSTITUCIONI   NACIONAL

             ”  MUZEU I ALFABETIT TË GJUHËS SHQIPE ”

 

                                           MANASTIR

  buying Viagra

                              TRIBUNË  SHKENCORE

 

    TEMA: ” ATDHETARI I SHQUAR MITHAT FRASHËRI”

 

Gjatë historisë shumëshekullore  nga gjiri i popullit shqiptar kanë dalë personalitete të shqura, të cilët dhanë çdo gjë prej vetës për të mirën e popullit tonë, duke kontribuar në shumë drejtime dhe duke mos kursyer as më të shtrejtën në këtë botë, shëndetin , jetën dhe pasurinë e  tyre.  Në mesin e shumë atdhetarëve tanë të shquar siç janë: Ismail Qemali, Luigj Gurakuqi, Gjergj Fishta, Isë Boletini, Hasan Prishtina, Lef Nosi, Hilë Mosi, Mihal Grameno, Bajo Topulli  e shumë e shumë  patriotë të tjerë që nuk mund të numërohen,  është edhe Mithat Frashëri, anëtar i familjes Frashëri të Krahinës së  Dangëllisë, nga e cila kanë dalë pesonalitete të shkëlqyera të dijes dhe kultuës sonë kombëtare.   

Mithat Frashëri lindi më 25 mars të vitit 1880 në Janinë, Vilajeti i Janinës, në Perandorinë Osmane. Ishte djali i patriotit të shquar demokrat, njërit nga ideologët përparimtarë të Rilindjes Kombëtare,  udhëheqësit kryesorë të Lidhjes së Prizrenit  Abdyl Frashërit, i cili u shqua si pesonalitet politik qysh në vitin 1877, sapo u duk se Kriza Lindore po rrezikonte trojet shqiptare. Ishte nipi i enciklopedistit Sami Frashërit dhe poetit të mallit për vendlindjen Naim Frashërit. Ngaqë i ati i vdiq i ri, atëherë kur Mithat Frashëri i kishte vetëm 12 vjet, mbeti nën kujdesin e xhaxhallarëve të tij, ku fitoi kulturë të gjerë dhe zotëroi disa gjuhë të huaja . Edukimin  akademik e mbaroi në Stamboll. Pas mbarimit të shkollës, deri në vitin 1905, Mithati punoi në Administratën Osmane  dhe më pas kaloi në Selanik, në Administratën shtetërore, i emëruar drejtor për punë politike të Selanikut. Duke u rritur në në frymën patriotike të xhaxhallarëve të tij, filloi të aktivizohet në politikën shqiptare në fund të shekullit XIX, dhe u bë një nga figurat më të shquara në politikën shqiptare në gjysmën e parë të shekullit XX. Mithat Frashëri njihet si, publicist , shkrimtar, përkthyes, albanolog, veprimtar i çështjes kombëtare, kryetar i Ballit Kombëtar dhe drejtues i  Komitetit ”Shqipëria e Lirë”. Në  korrik të vitit 1908, ai fillon  me botimin e Gazetës ”Liria” në Selanik. Nga viti 1897-1928 botoi me disa ndërprerje revistën ”Kalendari Kombiar”, kurse në vitin 1909, themeloi revistën ”Dituria”, në fillim doli në Selanik, pastaj në Konstancë deri më (1916), dhe në Tiranë prej vitit (1926-1929) .Të dyja këto revista luajtën rol shumë të rënësishëm në Lëvizjen kombëtare e kulturore, me dokumentet dhe shkrimet që u botuan për çështje të historisë, të gjuhës, folklorit dhe traditave të popullit shqiptar . Gjatë kësaj kohe bashkëpunonte me Kristo Luarasin, i cili drejtonte shtypshkronjën (shtëpinë botuese ) ”Mbrothësia”. Aktiviteti i Mithat Frashërit ishte i gjithanshëm. Fatmirësisht ai ka lënë shumë shënime, libra,kujtime dhe pjesë letrare që hedhin dritë mbi angazhimin e tij në radhët nacionaliste . Ishte adoleshent, kur filloi letërkëmbimin me disa nga moshatarët e tij, që ishin nepër vende tjera të Perandorisë, por edhe më gjerë. Ai bashkëpunonte me Ismail Qemalin, Faik Konicën ,Ibrahim Temon e shumë patriotë të tjerë . Por angazhimi konkret i tij në Lëvizjen  Kombëtare filloi më 1908, kur u bë një ndër ideatorët dhe, më pas, një ndër drejtuesit e Kongresit të Manastirit duke bashkëpunuar me kryesinë e klubit”Bashkimi”të Manastirit , me Fehim Zavalanin Gjergj Qiriazin etj ku u zgjodh kryetar i Kongresit dhe anëtar i Komisionit të Kongresit. Mithat Frashëri në Kongres erdhi si pëfaqësues nga qarqet liberalo- reformiste,në Kongresin që hodhi bazat e Alfabetit të Gjuhës Shqipe që e kemi ne sot dhe që mori vendimin për hapjen e shkollës Nomale të Elbasanit. Sot mbushen 107 vjet kur të gjithë shqiptarët pa marrë pasysh pëkatësitë fetare që ekzistojnë në mes nesh, ne jemi të bashkuar, jemi  një komb, kemi një gjak,  një histori të përbashkët, shkuajmë njësoj kudo që jemi,  kemi një kulturë të përbashkët, një gjuhë shumë të bukur, edhe pse disa qarqe ndjellakeqe, disa grupe antipëndimore  shqiptare, të indoktrinuar nga ideologji ekstremiste fetare, që kanë dalë në sipëfaqe dëshirojnë të na përçajnë. Më 1909, klubi i Selanikut , drejtuar prej Mithat Frashërit , lëshoi thirrjen për mbajtjen e Kongresit të Elbasanit, që i filloi punimet më 2 shtator dhe zgjati deri më 10 shtator. Në Kongresin e Elbasanit, Mithat Frashëri ishte delegati më me peshë  ku përfaqësonte 6 klube, dhe mori pjesë si delegat i Shkupit, i Selanikut i Çamërisë etj.   Mithat Frashëri që nga Kongresi i Manastirit e deri më 1910- 1912, qëndroi në Bukuresht e në Sofje dhe u përfshi në veprimtaritë e kolonive atdhetare të atjeshme. Ai nuk pushoi së luajturi një rol konkret në zhvillimet politike nëTurqi dhe në finalizimin në favor të çështjes shqiptare . Historiani, Uran Butka një ndër njohësit më të mirë të veprimtarisë së Mithat Frashërit shkruan:  

”Mithat Frashëri tërë jetën ia kushtoi përparimit , lirisë dhe demokracisë të kombit të vet”. Ky kolos i kombit , protagonist i Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, ministër i disa Qeverive të Periudhës së Pavarësisë u përpoq  për themelimin e shtetit shqiptar sipas principeve Perëndimore”. Pra më më 28 Nëntor 1912, mori pjesë në Kuvendin Kombëtar të Vlorës dhe shkroi aktin e Shpalljes së Pavarësisë. Në Qeverinë e Ismail Qemalit u emërua Ministër i Punëve Botore. Përkrahu Qeverinë e Princ Vidit, ku u ngarkua me detyrën e ministrit të Postave dhe punëve Botore . Pas shpërthimit të kryengritjes në Shqipërinë e Mesme u largua dhe qëndroi në Itali, Zvicër e Bullgari ku bashkëpunoi me shtypin e kohës. Mori pjesë në kabinetin e Turhan Pashës dhe qe anëtar i delegacionit shqiptarë në Konferencën e Paqës në Paris në vitin 1919, si përfaqësues i Federatës ” Vatra”. Në vitin 1920 përsëri përfaqësoi Shqipërinë në Konferencën e Paqës  në Paris dhe në Lidhjen e Kombeve ku mbrojti çështjen shqiptare dhe u shqua si një nga diplomatët më në zë të Evropës. Në Konferencë mbrojti edhe çështjen e Kosovës dhe trajtoi në mënyrë të veçantë çështjen e vendosjes së Kosovës mbi parimin e vetëvendosjes, si dhe probleme të tjera të çështjes kombëtare, pasi që dihej se në Konferencën e Paqës në Paris,  Shqipëria u rrezikua të coptohej nga tradhëtarët e fshehtë, por ishte ky diplomat që kontribuoi që mos të ndodhë ky coptim.   Më 1923- 1925, u emërua ministër fuqiplotë i Shqipërisë në Greqi , ku protestoi për shpërnguljen me dhunë të popullsisë Çame për në Turqi . Në dhjetor të vitit 1925, dha dorëheqje nga ministri fuqiplotë i Greqisë për shkak të nënshkrimit të marrëveshjes që ia dhanë  Jugosllavisë, Shën Naumin. Më1939, themeloi ”Ballin Kombëtar” dhe komitetin kombëtar demokratik ”Shqipëria e Lirë” ”  Më 1943, ka qenë pjesëmarrës në Konferencën e Mukjes , kur mes forcave  politike shqiptare u arrit marrëveshje për mbrojtjen e atdheut, ku më vonë kjo marrëveshje u prish.  Mithat Frashëri zhvilloi veprimtari të gjerë letrare, kulturore e politike.  Përveç punës në organet e shtypit që drejtoi, ai botoi një varg artikujsh e broshurash politike në shtypin evropian , ku mbrojti të drejtat e Shqiptarëve dhe integritetin territorial të Shqipërisë nga synimet  grabitëse të fqinjëve. Mithat Frashëri ka botuar edhe disa vepra në frengjisht si: ”Çëshja e Epirit”(Sofje1915), ” Popullsia e Epirit”(Sofje1915), ” Shqiptarët mes tyre dhe jashtë saj”(‘Lozanë 1919), ”Shqiptarët dhe Sllavët”(Lozanë 1919),    Ka shkruar jetëshkrimin ”Naim be Frashëri” në Sofje, më 1901. Vepra letrare më e njohur e Mithat Frashërit është përmbledhja ,” Hi dhe Shpuzë”( Sofje,1915), ku shfaqen tiparet e një proze të mirilltë me gjuhë të pasur artistike , ndjeshmëri dhe analiza psikologjike. Mitat Frashëri ishte edhe përkthyes i mirë, ka përkthyer në shqip veprat e disa autorëve të njohur nga letësia botërore si veprën : ”GuillaumeTell’ të  La Martinit më (1898),  ”Bëje të mirën pa hidhe në det” të Franc  Hofmanit më (1900), ”Robinson Kruso”të  Daniell Defosë etj. Më 1925, Mithat Frashëri iu rikthye edhe një herë pasionit të parë të tij, të librave dhe studimeve. Që nga viti 1897, ai kishte filluar ngritjen e një biblioteke personale, e cila më 1925 numëronte më shumë se dyzetmijë(40) vëllime. I zhgënjyer nga zhvillimet politike në vend, vendosi të tërhiqet në jetën e tij private. Më 1926 ndërtoi në Tiranë , një librari të thjeshtë dhe e shdërroi në qendër intelektuale të Tiranës. Dëshmitë e kohës shënojnë se libraria e tij u bë jo vetëm Institucion kulturor më i rëndësishëm në Tiranë, por edhe vendi ku mblidhej në mënyrë të përhershme rinia e kulturuar e kryeqytetit. Librarinë  e quajti Lumo Skendo për nder të vëllait të tij.   Gjatë gjithë kohës , Mithat Frashëri, nuk pushoi së vepruari , ai dëshironte që ta themelojë një Institut Albanologjik në Tiranë. Në moshën dyzetenëntë (49) vjeçare shkroi  një testament , në tëcilin gjithë fondin e tij të librave dhe gjithë pasurinë që kishte , përfshirë edhe mobiljet e shtëpisë i la për ngritjen e Institucionit Albanologjik. Pas largimit nga Shqipëria testamenti i Mithat Frshërit nuk u jetësua , por librat e tij u bënë pjesë e fondit të Bibliotekës Kombëtare. Vdiq më 3 tetor të vitit 1949, nga një atak zemre apo u vra nga tradhtarët e vendit në hotelin ” Lengsikton” të Njy-Jorkut ende nuk është e sigurt. Mirëpo një lloj dëshmie për çastet e fundit të jetës së tij gjendet  në librin ”Tradhtia e madhe ” (Londër, 1984), e  lordit anglez Nikolas Bethel e përkthyer në gjuhën shqipe.

 Reshat Kripa për Mithat Frashërin shkruan:

” Është një nga baballarët e kombit tonë që luftoi për shqiptarë të lirë dhe Shqipëri të lirë, atij i takon vend nderi në altarin e shejtë të katedrales shqiptare”

 ”Mithat Frashëri është një nga figurat më madhore të këtij Kombi”

 ” Mithat Frashëri është i vetmi që përfaqëson të gjithë shqiptarët e ndershëm, është vetë shqiptari e Demokrati i Vërtetë ”

  Referencat

Dr.Lush Culaj, Shqiptarët në gjysmën e parë të shekullit XX.

-Prof. Dr.Xheladin Shala, Ngjarje dhe personalitete historike, Prishtinë, 2009.

 

 -Kërkime Historike 3, Shkup, 2011

 

                              Manastir, 22.11.2015 .   Mendushe Rushid

 

 

 

 

 

 

 

 

Robaxin without prescription  

 

 

 

 

 

Shqiptaret sipas Lumo Skendos dhe të qënët tonë

 

 

 

 

Buy cheap Viagra online

  Natrexon price

 

Libri “Shqiptarët”  është prodhim i penës së    një personaliteti të fuqishëm, me përgatitje të gjithanëshme, që zotronte disa gjuhë të huaja , me një kulturë enciklopedike, i Mit’hat Frashërit, i njohur në letra me pseudonimin Lumo Skëndo i cili, bënte dallim të dukshëm nga intelektualët dhe patriotët  bashkëkohës. Si pinjoll i fundit i familjes së shquar kombëtare, të Frashëllinjëve, Mit’hat Frashëri nuk do të bënte gjë tjetër  veçse do të ecte në rrugën e të parëve të tij , që jetën , aftësitë dhe talentet i shkrinë për atdheun  duke u kthyer në simbole të patriotizmit e të kulturës kombëtare. Njësoj si Samiu, Naimi e Abdyli Ai  do të ishte në ballë të luftës për zgjim kombëtar, për liri e  përparim të Shqipërisë dhe shqiptarëve kudo në botë, dhe do të ndikonte fuqishëm me veprimtarinë e dëndur politike e publiçistike për ta kthyer Shqipërinë feudale, me mendësi të Perandorisë…