Mendushe Rushid

INSTITUCIONI   NACIONAL

” MUZEU I ALFABETITTË GJUHËS SHQIPE ”-   MANASTIR

TRIBUNË   SHKENCORE

TEMA :            ” GJERGJ  QIRIAZI DHE KONGRESI I MANASTIRIT”

Buy cheap Viagra online

purchase Prozac

                 Si çdo komb  edhe populli  ynë është dashur të bëjë përpjekje dhe luftëra  të vazhdueshme shekullore  për  t’i ruajtur gjuhën amtare dhe indentifikimin kombëtar . Mund të themi se shekulli XIX, në përgjithësi  ishte kohë e formimit të shteteve kombëtare në Evropë prandaj Rilindësit  tanë u përpoqën që ti tregojnë botës se shqiptarët  janë një komb me një histori, një kulturë dhe se flasin një gjuhë të veçantë që dallohej prej popujve tjerë të Ballkanit dhe më gjerë . Atdhetarët shqiptarë e sidomos Rilindasit ishin të brengosur për mungesën e një alfabeti të përbashkët për të gjithë  shqiptarët . Qëllimi i këtyre atdhetarëve  ishte për të mbrojtur veçoritë e veta  kombëtare , si dhe forcimin e ndërgjegjes  kombëtare dhe unitetit politik , meqë diheshin të mirat dhe rezultatet me konsolidimin dhe zhvillimin e gjuhës dhe kulturës shqiptare me një alfabet të pranuar nga i gjithë kombi . Rilindësit tanë shkruanin  pandërprerë se pa gjuhë të shkruar shqipe nuk mund të ketë Shqipëri dhe shqiptar , se nga ruajtja dhe lëvrimi i gjuhës shqipe varet jovetëm bashkimi i shqiptarëve , por edhe ekzistenca  apo shuarja  e kombit shqiptar . Gjuhëtari i mirënjohur i gjuhës shqipe , Konstandin Kristoforidhi  më 1888 shkruante :

             ” Ndë mos u shkroftë gjuha e shqipes edhe sot mbë këtë ditë nuk do të shkojnë shumë vjet

             dhe nuk do të ketë më Shqipëri ndë faqe të dheut dhe as nuk do të shënohet më emri

            i Shqipërisë ndë hartë të botës”

Me siguri shkrimi dhe lëvrimi i gjuhës shqipe ishte për shqiptarët një kusht i domosdoshëm  për t’iu bë ballë  ndikimeve asimiluesetë gjuhëve  dhe të kulturave të shteteve tjera fqinje , të cilat në fund të shek XIX dhe në fillimtë shekullit XX ishin më të rrezikshme se në shekujt e mesjetës , sepse e kërcënonin qenien e kombit  shqiptar dhe ishin pengesë për bashkimin e kombit , me synimin kryesor që ti përçanin dhe të përgatisnin terrenin për pushtimin e territoreve të tyre. Dimë se autoritetet osmane i lejonin të gjithë popujt fqinjë , si grekët , sërbët , bullgarët , rumunët , italianët që të hapnin shkolla në tokën shqiptare , të shtypnin gazeta në gjuhën e tyre , të bënin propagandë në të mirë të interesave të tyre dhe  në dëm të shqiptarëve . Kjo gjendje ndikoi  që ti acarojë shqiptarët e në radhë të parë ishin intelektualët shqiptarë . Prandaj , mësimi dhe një afabet i përbashkët për të gjithë shqiptarët  u bë sfidë kryesore e çdo atdhetari. Me lejen e autoriteteve Osmane , që asnjëherë nuk gjykonin drejtë , grekët dhe sërbët e shkollat e tyre derdhnin  helm e vrerë  ndaj shqiptarëve së bashku me Perandorinë Osmane .Dihet pra se gjithmonë iu eshtë kanosur rreziku shqiptarëve nga oasmanët , sërbët , bullgarët dhe grekët kur është folur pët të drejtat kombëtare  të shqipëtarëve .Në atë kohë mjeku , veprimtari politik , atdhetari i shquar  Ibrahim Ethem Temo  shkruante :  ” Të drejtat e shqiptarëve po merren nëpër këmbë .” Nuk na lejohet të

shkruajmë e të këndojmë gjuhën tonë amtare shqipe . Nxjerrin njëmijë pengesa me të cilat thonë , të rrimë ashtu siç kemi qënë e t’u nënshtrohemi propagandave helmuese të shkollave e kishave të huaja , greke, serbe , bulgare, italiane po edhe austriake”. Armiqtë e Shqipërisë përpiqeshin   ta thellonin përçarjen ndërmjet  shqiptarëve ortodoks , katolik dhe muslimanë  duke i paraqitutr  ortodoksët si grek, katolikët si latinë dhe muslimanët si turq. Më vonë filluan edhe aktet kriminele të shovenitëve grek dhe mallkimet klerikale grekomane kunder patriotëve shqiptarë  ortodoks . Kështu pra masakrat e grekëve nuk patën fund duke filluar nga shek i XIX me helmimin e Naum Veqilharxhit  më 1846  dhe vazhduan me vrasjen e Pandeli Sotirit më 1891 në Stamboll, Papa Kristo Negovanit 1905 e kështu me radhë .  Mirëpo  intelektualët shqiptarë u treguan të vendosur dhe i bënë ballë si terrorit të sunduesve osmanë , ashtu edhe barbarive të bandave të armatosura të shteteve fqinjë . Kështu që pas ngadhnjimit  të Revulucionit Xhonturk   dhe pas ardhjes së  turqve të ri në pushtet të cilët e përmbysën Sulltan Abdyl Hamitin më 1908 , të drejtat e popujve sikur u përmërësuan  .  Këtë situatë me pjekuri , zgjuarësi dhe guxim e shfrytëtuan atdhetarët shqiptar  duke hapur klube në çdo kënd të trojeve shqiptare.  Në këtë punë aq  madhështore dhe me vlera të larta  kombëtare ishte e angazhuar edhe famija Qiriazi nga Manastiri,  e cila tërë fuqinë  morale , materiale , shpirtërore e intelektuale ia kushtoi çështjes kombëtare , si në aspektin çlirimtar, poashtu edhe në atë kulturo- arsimor duke i falur kombit  5 intelektual : Gjerasimin , Gjergjin , Kriston , Sevastinë e Parashqevinë . Duke u rritur në frymën atdhetare  fëmijët e Dhimitër dhe Marije Qiriazit ndoqën të njëjtën rrugë , rrugën e atdhetarisë dhe të dijes .  Njëri prej këtyre fëmijëve ishte edhe Gjergj Qiriazi . Gjergji ,  sikurse edhe vëllai i tij Gjerasimi , ishte një besimtar i bindur pë predikonte Ungjillin e Krishtit në gjuhën shqipe pa frikë. Studioi në Kolegjin Amerikan në Samakov , Bullgari dhe punoi për  Shoqërinë Biblike  Britanike dhe të Huaj  duke shpërndarë Bibla në Shqip dhe libra gramatike . Më vonë, pas vdekjes së hershme të vëllait  Gjerasimit, mori drejtimin e shkollës shqipe të vashave në Korçëpër një kohë, duke  bërë të mundur që shkolla të  qëndronte e hapur dhe aktive . Gjergj Qiriazi u bë një figurë tepër e  rëndësishme në lëvizjen për Pavarësi.  Në vitin 1905 ishte njëri ndër  antarët themelues të komitetit të fshehtë  ” Për Lirinë e Shqipërisë ” të Bajo Topullit ,ku bashkëpunoi me  Fehim Zavalanin , Gligor Cilkën , Nuçi Naçin , Mihal Gramenon etj. Gjergj Qiriazit një meritë e madhe i takon edhe në gazetari , drejtoi  gazetën patriotike të komitetit të fshehtë dhe furnizonte me libra shkollën e djemve në  Korçë. Ai  në vitin 1909  ishte edhe një nga themeluesit  e gazetës ” Bashkimi i Kombit ” e cila merrej me botimin e letërsisë shqiptare ku bëri të mundur që shqiptarët të mësonin dhe të lexonin në gjuhën e tyre .  Gazeta ” Bashkimi i Kombit” kishte një rëndësi shumë të madhe sepse me anë të kësaj gazete u bëhej thirrje shqiptarëve për  tu çliruar nga zgjedha e huaj.  Në vitin 1902, në Sofje të Bullgarisë , botoi librin ” Kristomadhi”  të vëllait   tij  Gjerasimit , dihet se Gjergji e plotësoi këtë libër duke ia shtur  parathënien  dhe disa vjersha . Më 1906 Gj. Qiriazi në Sofje ka botuar edhe librin ” Këngë të shenjtëruara ” , përktheu  librin ” Udha e Shtegëtarit”  të Gjon  Bunianit , botoi tekstin e fizikës ” Fizika ” më 1899 në Bukuresht .  Gjergj Qiriazi një vend të veçantë zë edhe në organizimin e Kongresit të Manastirit , për njësimin e alfabetit të gjuhës shqipe , që u mbajt më 14 nëntor  dhe i vazhdoi punimet deri më 22 nëntor  të vitit 1908.  Duke qenë se në mbledhjen e ditës së parë , nuk qe i pranishëm Mithat Frashëri  i cili ishte caktuar si kryetar , vendin e tij  e zuri  Gjergj Qiriazi  ta zëvendësonte për kohën që do të mungonte .   Në Kongresin e Manastirit morën pjesë 50 delegatë që përfaqësonin 26 klube dhe shoqëri shqiptare të Vilajeteve shqiptare , mirëpo kishte edhe delegatë që përfaqësonin kolonitë shqiptare të Amerikës, Egjiptit , Romanisë etj  . Në Kongresin  e Manastirit me të drejtë vote ishin 32  delegatë ndërsa pa të drejtë vote 18  delegatë . Në kërë Kongres për shqyrtim  u sollën 3 alfabete , ai i Stambollit apo i Sami Frashërit siç e quajnë disa i formuar në vitin 1879,  menjëherë pas Kongresit famëkeq të Berlinit i mbajtur më 13 korrik 1878, alfabeti i shoqërisë gjuhësore letrare ” Bashkimi ” të Shkodrës  i vitit 1899 që e formoi abati iMirditës Preng Doçi, dhe alfabeti i shoqërisë  gjuhësore letrare – kulturore    ”  Agimi ” të Shkodrës të formuar më 1901, nga Ndre Mjeda . Në Kongresin e Manastirit të vitit 1908 Gjergj  Qiriazi ishte një ndër akrivistët e dalluar ku luajti rolin e kryetarit  në ditën e parë të Kongresit  si delegat i shoqërisë ” Bashkimi” të Manastirit , rolin e nënkryetarit , anëtarit   të Komisionit të Kongresit ku morën pjesë 11 komisionarë  dhe rolin e informatorit  sepse informon  dhe shpjegon pranimin e e dy alfabeteve  me anë të letrave dhe telegrameve . Pra  kombit shqiptar dhe Shqipërisë i duhen burra si Gjergj Qiiazi i cili me tërë qenien punoi , kontribuoi  dhe rrezikoi për shqiptarinë dhe zhvillimin  e kulturës shqiptare .

purchase Lamisil online

                              Punoi : Mendushe  Rushid – Ajdini , 19. 12 . Manastir, ( e shtunë )

Tadalafil online