Prof. Nebi Dërvishi

Prof. Dr. Nebi Dervishi

Buy cheap Viagra online

 

Me rastin e 110 vjetorit  të “Komiteti i Fshehtë për Liinë e Shqipërisë – Hapi rrugën drejt bashkimit të shqiptarëve”

 

Edhe pak ditë (në nëntor 2015) mbushen plotë 110 vjet të Komitetit të fshehtë për çlirimin e Shqipërisë “Ja vdekje ja liri”, në Manastir, që ka zënë një vend të nderuar në panteonin e historisë kombëtare. Një popull që nuk përkujton të kaluarën dhe nuk respekton plejadën e atdhetarëve, që sakrifikuan për kombin në kohërat më të vështira, duke falur gjërat më të shtrenjta-gjakun, djersën dhe mundin, nuk dinë të ndërtojnë të sotmen dhe as që mund ta programojnë të ardhmen.

Pak hitori për kujtesë!

Komiteti i Fshehtë për Lirinë e Shqipërisë – Ja vdekje ja Liri”, është Organizatë politike-patriotike që udhëhoqi luftën e armatosur kundër sunduesve osmanë dhe qarqeve shoveniste fqinje. Organizata u formua në Manastir me nismën dhe nën kryesinë e Bajo Topullit në nëntor të vitit 1905, në të cilin morën pjesë Halit Bërzeshta, Gjergj Qirjazi, Fehmi Zavalani, Çerçiz Topulli, Mihail Grameno, Nuçi Naçi, etj.

Sipas statutit (KANONIZMËS) të komitetit, botuar në Sofje, qëllimi i organizatës ishte “të ngjallurit e Shqipërisë duke mbjellur vëllazërinë, dashurin, bashkimin, duke përdorur çdo vegël për mbrothësinë e kombit dhe të shpëtuarit nga zgjedha edhe errësira në të cilën gjendet sot”.

Në programin e organizatës (Komitetit) përfshiheshin kërkesa të tilla si njohja zyrtare e gjuhës shqipe në institucionet shtetërore dhe në shkollat, emërimi vetëm i nënpunësve në viset shqiptare, ndalimi i përdorimit të ushtarëve shqiptarë nga provincat jashtë Evropës etj. Si mjet kryesor për përmbushjen e tyre, Komiteti konsideronte luftën e armatosur të çetave.

Duke synuar të themelonte një organizatë që të përfshinte gjithë Shqipërinë, komiteti “PËR LIRINË E SHQIPËRISË”  që filloi të luante rolin e komitetit Qendror, i dërgoi atdhetarët shqiptarë në krahinat e ndryshme të vendit dhe ngriti në qendrat më të rëndësishme të vilajeteve shqiptare degët e veta, komitetet lokale me të njëjtin emër. Ai u lidh gjithashtu me shoqëritë patriotike jashtë vendit (atdheut) dhe veçanërisht me ato të Bukureshtit dhe të Sofjes që përkrahen plotësisht programin dhe veprimtarinë e tij.

Me vendim të Komitetit të Fshehtë “PËR LIRINË E SHQIPËRISË” në pranverën e vitit 1906 u formua në rrethet e Korçës çeta e parë e komanduar nga Bajo  Topulli dhe çeta të tjera të armatosura që vepruan gjatë viteve 1906-1908, në vise të ndryshme të vendit.

Ndjekjet e autoriteteve turke e vështirësuan veprimtarinë e komitetit si një organ qendror, i detyruan udhëheqësit e tij të shpërngulen në Bukuresht duke lënë Manastirin një komitet lokal.

FORMIMI DHE VEPRIMTARIA E KOMITETIT TË FSHEHTË “PËR LIRINË E SHQIPËRISË” ISHTE DËSHMI E NGRITJES SË NIVELIT TË ORGANIZIMIT TË LËVIZJES KOMBËTARE SHQIPTARE.

Cialis Soft online

Gjatë përpjekjeve për zbatimin e reformave në Maqedoni dhe në Kosovë, Lëvizja Kombëtare Shqiptare, zhvilloi një aktivitet të madh si brënda ( në atdhe) ashtu edhe në kolonitë shqiptare, që vepronin në Sofje, Bukuresht etj. Ky aktivitet u manifestua në ngritjen e përhershme të ndërgjegjes kombëtare, në bashkimin e fuqive progressive demokratike shqiptare, si dhe në pregatitjen e tyre për luftë kundër Portës së Lartë në një anë, e në anën tjetër, kundër synimeve pushtuese e grabitqare të jashtme. Në të njëjtën kohë Lëvizja Kombëtare Shqiptare u përball edhe me aktivitetin subverziv e të armatosur të çetave të monarhive shoveniste fqinje të cilat kryqëzonin dhe shkatërronin fshatrat të tëra në vilajetet e Selanikut, Manastirit dhe në pjesë të Kosovës.

purchase Strattera

Me mbështetjen dhe përkrahjen e kishës greke dhe grekomanëve, çetat e andarëve grekë, në pjesët e banuara me shumicë shqiptare ishin më të rrezikuara nga të tjerat. Veçanërisht iu kanosej rreziku i madh krerëve dhe aktivistëve më të dalluar të Lëvizjes sonë Kombëtare. Shumë fshatra shqiptare, në rrethinën e Negovanit, Follorinës, Bellkamenit, etj gjindeshin pothuaj si të bllokuar dhe në rrezik të përhershëm.

Atdhetari Bajram – Bajo Topulli, i cili në këtë kohë gjëndej në Selanik, pasi dëgjoi për vrasje e patriotit të madh të Negovanit, nuk e la pa e thënë: “Zhdukja fizike e Papa Kristos do të forcojë patriotizmin e popullit shqiptar, duke ia shtuar ca më shumë guximin dhe  zellin për të punuar për të drejtat e tij, për kundër asaj siç mendonin armiqtë e popullit shqiptar. mirëpo, siç thoshte Bajo, “rrojtja e kombit është rrezik dhe se prandaj diç duhej me bërë”. Hap i parë që bëri në këtë drejtim Bajo Topulli, ishte kalimi i tij nga Selaniku në Manastir, qytet ky që ishte shëndërruar në vatër të lëvizjes së popullit shqiptar, e që gjendej në kryqzimin e rrugëve nga ishte e mundur lidhja në mes të Shqipërisë dhe kolonive shqiptare në Bukuresht, Sofje, Stamboll, Selanik, Kajro e gjetiu. Në vilajetin e Manastirit përkatësisht në Maqedoni, u zhvillua një aktivitet subverziv i madh nga çetat-komitët bullgare, si dhe çetnikët serbë, në kohën kur çështja e reformave u shndërrua “në pus pa fund”.

Me premisat e krijuara brenda dhe jashtë (në koloni) u parashtrua si imperative i kohës formimi i një qendre prej nga më se lehti mund të udhëhiqej luftra për çlirimin kombëtar. Kjo qendër ishte në Manastir, ku ishte përqëndruar një shoqëri patriotike intelektualësh shqiptarë.

Hap i madh në drejtim të luftës për çlirim kombëtar u bë me themelimin e “Komitetit për lirinë e Shqipërisë”, njëqind e dhjet vjetë më parë, në nëtor 1905, me inciativën e Bajram-Bajo Topulli, ndihmës drejtor i gjimnazit të Manastirit. Mbledhja u mbajt në shtëpinë e Gjergj Qiriazit, dragoman i Konsulatës Austro Hungarez në Manastir. Në Komitet u zgjodhën: Halit Bej Berzeshta-  kolonel dhe shef i shërbimit farmaceutik të Kmparmatës III turke; Fehim Bej Zavalani, Bajo Topulli, Gjergj Qirjazi, Sefedin Novosella, Sali Butka, Jashar Bitnicka etj. Në këtë mbledhje si shënohet u bë dhe betimi sipas Kanonizmës që ishte hartuar më parë.

“Kanonizma e maleve” e cila u miratua në mbledhje, u dërgua në Sofje për t’u botuar te Shahin Kolonja dhe Kristo Luarasi. Sipas Raportit që Konsuli austriak Proaska-Goluboski në Manastir dërguar në Vienë, me nr. 10, më 27.IV.1906, Neni 1 i Kanonizmës thotë: “Qëllimi i këtij komiteti, i cili u formua në Stamboll, prej njerëzve të shquar dhe patriotëve të vërtetë ishte ringjallja e Shqipërisë duke zgjeruar vëllezërinë, dashurinë dhe njësinë, duke hapur rrugën për përparimin e vendit me ndihmën e librave, duke dërguar njerëz në të gjitha krahinat shqiptare për të zhvilluar këto ide, duke mbajtur burra nëpër male të cilët në çdo mënyrë do të përkrahnin  qëllimet e Komitetit duke përdorur të gjitha mjetet për lulëzimin e popullit dhe shpëtimin e tij nga zgjedha dhe nga errësira në të cilën ai gjedet sot”… Tradhtia sipas kësaj kanonizme dënohet me vdekje.

Në nenin 1, përveç që ceket qëllimi, thuhet dhe se “Komiteti është themeluar në Stamboll”, për çka siç pohon më vonë Bajo Topulli, kjo gjë ndihmoi mjaft në kohën e operacionit e për të cilën gjë dinte vetëm ai. Komiteti posa u themelua, filloi aktivitetet të dendura në të gjitha krahinat duke dërguar letra si dhe misionarët e vet për të organizuar degët ose nënkomitetet: në Janinë, në qarkun e Prespës, në Shkodër, në Follorinë, Korçë, në Kosovë, (Gjakovë, ku erdhi në mission të caktuar Idriz Jakova), në Dibër dhe gjetkë.

buy isotretinoin online

Për zgjerimin e rrejtit të komiteteve në mesin e kolonive shqiptare në Bullgari e Rumani, përkatësisht për mbledhjen e ndihmave të nevojshme u angazhua edhe vet Shahin Kolonja. Komitetit, sipas pohimit të Fehmi Zavalanit, krijoi degët edhe në garnizonin e ushtrisë osmane në Manastir në mesin e ushtarëve dhe të oficerëve shqiptarë, të cilët pas një kohe filluan të dezertojnë në çetat e armatosura të Çerçiz Topullit. Kjo dëshmohet dhe në “Shënime mbi Lëvizjen Shqiptare në Vilajetin e Manastirit dhe të Kosovës” të  konsulit A-H në Manastir (shtojcë) të Raportit (Rezervat) nr. 1, dërguar Ministrit të punëve të jashtme në Vienë më 26. IV. 1906.

Në janar të vitit 1906 Dervish Hima i shkruante letër Dr. Ibrahim Temos: “Mora letër nga Manastiri. Atje është themeluar një komitet i ri, por tani për tani po mbahet fshehur. Më vonë do të më dërgojnë edhe rregulloren e tij”. Ishte fjala për Komitetin Qendror “Për lirinë e Shqipërisë”. Në shtatorin e 1906 Dervish Hima mori lajmin e vrasjes së dhespotit grek të Korçës nga çeta e Çerçiz Topullit, që u krye me vendim të Komitetit të Manastirit, si përgjigje për vrasjen e Papa Kristo Negovanit. Krejt ndryshe nga Faik Konica, që sulmoi në gazetën “Albania”  (Londër), me shprehjet më fyese, çetat shqiptare dhe luftëtarët e lirisë, duke i quajtur “një tubë gjakatarësh vulgar”, Dervish Hima përshëndeti luftën e armatosur të çetave të kryesuar nga Bajo Çerçiz Topulli, duke i shkruar Dr. Temos më 6 tetor 1906 “U lumtë shqiptarëve tanë që e çuan më në fund në parajsën e gomarëve mitropolitin e Korçës”. Dervishi gjithashtu u përpoq të lidhet drejtpërdrejt me Bajo Topullin.

Librat dhe gazeta “Drita” e cila e përcillte aktivitetin dhe të gjitha akcionet e ndërmarra shqiptare në terren “Komitetit për lirinë e Shqipërisë” i vinin nga Sofja me anën e kanaleve e lidhjeve të ndryshme të fshehta. Pastaj këto i shpërndante në gjitha viset ku kishte  degët e veta. Për këtë dëshmon konsuli austriak Proshaska dhe shton se “Komiteti shpërndante libra në Shkup, Prishtinë, Prizren, Gjakovë, Pejë, Ferizaj, Lumë, Kumanovë, Radovishtë, Preshevë, Gjilan, Vuçiternë, Mitrovicë, Tetovë, Beranjë, Strugë, Dibër, etj.

Për përparimin e Lëvizjes Kombëtare dhe për zhvillimin e arsimit në gjuhën shqipe flitet edhe në Raportin e konsulit rumun në Janinë, Sebastian Graçeanu, dërguar ministrit të punëve të jashtme rumune, më 15 tetor 1906, ku në mes tjerash thuhet se : “Në këtë anë ekziston një rrymë e fortë në të mirë të çlirmir të këtij populli (shqiptarë) nga zgjedha osmane. Është me të vërtetë për tu çuditur me qysh arrijnë të arsimohen në gjuhën e tyre, aq shumë të rinj dhe po aq edhe në moshë, pa mësues të rregullt e pa libra. Tashmë nga ata më entuzuastët e më guximtarët formohet një parti, e cila punon me kujdes në përhapjen e ndjenjave kombëtare ndër njerëzit e tyre. Tani organizohen edhe çeta. Këto nuk kufizohen vetëm me hapjen e shkollave shqiptare por luftojnë për autonominë e plotë.

Nën ndikimin e Komiteteve të fshehta që ishin krijuar në shumë qytete shqiptar, gjatë vitit 1906 plasën disa turbullira dhe përleshje të armatosura në vilajetin e Shkodrës, të Kosovës dhe të Janinës, në mes kryengritësve shqiptarë dhe të organeve të pushtetit turk.

Në Raportin e konsullit Austriak në Manastir të dt. 1 maj 1906, dërguar ministrit në Vienë, thuhet: “Në muajt e fundit  duket se këtu për fat të mirë po përgatitet një kthesë. Iniciator i saj është “Shoqëria për Lirinë e Shqipërisë” dhe sidomos degët e saja në Selanik e Manastir të cilët me shumë energji dhe shumë zotësi kanë filluar pushtimin e Kosovës për idenë kombëtare. Edhe kthimi i shumë të mërguarve të cilët kishin përvetësuar idetë që i kalonin kufijtë e ngushtë të vendbanimit të tyre, është një nga momentet që shfrytëzuan përhapjen e ideve kombëtare. Të dërguarit e Shoqërisë të cilët qysh nga fillimi i këtij viti po kalojnë nëpër vilajete, korrën suksese të habitshme, në radhë të parë në Gjakovë. Në të hyri edhe Bajram Curri, që u kthye në Gjakovë, të cilin qeveria turke zakonisht e mbante në Shkup”.

Duke përcjellë me kujdes aktivitetin gjithnjë e më të dëndur të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare në vitin 1906, sidomos pas akcioneve të çetës së Bajo e Çerçizë Topullit, “Drita” e Sofjes në një artikull të vet në mes tjerash shkruan: “Kjo na mbush shpresë se për pak kohë flamuri ynë kombëtar do të valojë ndër malet e Shqipërisë (“Drita”, Sofje, nr 87 më 20.I.1907). Në këtë kohë kur gazeta shkroi, çeta e Bajos dhe e Çerçizit dimëronte në Sofje dhe në Bukuresht. Çeta njëkohësisht gjatë dimrit përgatitej për akcione të reja, përkatësisht për kryengritje që planifikohej për në pranverën e vitit 1907.

Komiteti i Fshehtë për Çlirmin e Shqipërisë, “Ja vdekje, ja liri” degët e saja si dhe çetat e armatosura kontribuan në ngritjen dhe forcimin e vetëdijes kombëtare në mbarë botën shqiptare, sepse ky Komitet formoi komitet lokale në të gjitha trojet shqiptare. Anëtarët e këtij Komiteti më vonë u bënë edhe antarë të Klubit Qendror “Bashkimi”, i cili ngriti inciativën dhe organizojë Kongresin e Manastirit, në të cilën erdhi e deri të krijimi i Alfabetit. Në këtë mënyrë Komiteti i Fshehtë për Çlirimin e Shqipërisë HAPI RRUGËN DRREJT BASHKIMIT TË SHQIPËTARËVE, që solli Pavarsinë e Shqipërisë më 28 Nëntor 1912. Pikërisht këtu qëndron edhe roli i Komitetit, që në nëntorin e sivjetshëm (2015) duhet të kremtohet në Manastir me rastin e 110 vjetorit..

Nentor 2015

Strugë