Në 3 maj 1878, nën drejtimin e Abdyl Frashërit u krijua Komiteti i Janinës, Organi Kombëtar Shqipëtar për të përballuar pasojat negative të Krizës Lindore për kombin tonë. Komiteti i paraqiti një memorandum qeverisë të Stambollit. duke kërkuar unifikimin e të gjithë krahinave të banuara nga shqipëtarët në një vijalet të vetem, në një administratë me punonjësit shqiptarë, me shkolla dhe gjykata në gjuhën shqipe. Gjithashtu ky komitet ngriti nevojën për një kryengritje të armatosur për të krijuar një shtet të pavarur shqiptar.