IN “Muzeu i Alfaberit të gjuhës shqipe Manastir” në bashkëpunim me Niko Kotheren, në galerinë e saj realizoj tribunën shkencore me titull 145 vjetori të themelimit të “Shoqërisë së të shtypuri shkronja shqip” dhe njëkohësisht botimit të tekstit “Alfabetarja e gjuhësë shqip”.
Shoqëria e të Shtypurit Shkronja Shqip ose Shoqëri e të shtypurit shkronjavet shqip ishte një organizatë patriotike e intelektualëve shqiptarë, që promovonin botimet në gjuhën shqipe, veçanërisht tekste shkollore, të cilat ishin jashtëzakonisht të rëndësishme për arsimin e brezave të rinj, e themeluar më 12 tetor 1879 në Stamboll, kryeqytetin e Perandoria Osmane me nismën e Komitetit të Stambollit.







