Më 8 nëntor 1462, Pal Ëngjëlli shkroi në gjuhën shqipe Formulën e Pagëzimit. Ky dorëshkrim u gjet në bibliotekën “Laurenziana” të Firencës nga historiani dhe albanologu rumun Nikolla Jorgadhe dhe u botua prej tij më 1915. Njihet si dokumenti më i vjetër i shkrimit shqip, që njohim deri sot. Ajo është një fjali e shkurtër shqip ( Unte’paghesont premenit Atit et birit et spertit senit ) në mes të një shkrimit latinisht, një letër qarkore e kryeshkopit të Durrësit, Pal Ëngjëllit, bashkëpunotërit të ngushtë të Gjergj Kastrioti Skënderbeut. Është një formulë që duhet të përdornin familjet për të pagëzuar fëmijët e tyre të posalindur, kur nuk mund ti çonin në kishë. Formula është shkruar në dialektin e Veriut dhe me alfabet latin, i afërt me atë që ka përdorur Buzuku në veprën e tij.