Më 22 shkurt 1933 në Tiranë ndërroi jetë Hil Mosi, patrioti, profesori i shquar, gazetari, shkrimtari dhe politikani. Pas diplomimit në Austri ai u kthye në atdhe ku mbajti një aktivitet intensiv kulturor dhe patriotik. Ai ishte delegat në Kongresin e Manastirit në vitin 1908, delegat në Kongresin e Lushnjës, përfaqësuses i vendit tonë në Lidhjen e Kombeve në vitin 1920, anëtar i Parlamentit Shqiptar gjatë viteve 1920 – 1924 dhe një nga drejtorët e parë të Bibliotekës Kombëtare.
