Më 24 shkurt 1871 në Manastir lindi e madhja Sevasti Qiriazi Dako. Ajo përveçëse dha me përkushtim mësim ishte gjithashtu një veprimtare, atdhetare dhe një organizatore e emancipimit të femrës shqiptare. E nxitur nga vëllai i saj Gjerasim Qiriazi dhe me ndihmën e Naim Frashërit ajo kreu studimit e larta në Kolegjin Amerikan të vajzave “Robert College” në Stamboll. Në përfundim të studimeve universitare më 1981, pasi u pajis me “Iradene”, lejen e posaçme nga qeveria osmane, në moshën 21 vjeçare hapi Shkollen Shqipe të Vashave në Korçë, 23 tetor 1891. Në vitin 1922, Sevastia së bashku me motrë e saj Parashqevi Qiriazin hapin në Tiran “Institutin Arsimor Kyrias për Vajza”. Më 1927, ata ndërtuan një ndërtesë të re që i shkonte për shtat këtij instituti që shërbente si shkollë e mesme pedagogjike. Sevasti Qiriazi Dako ndërroi jetë më 30 gusht 1949. Ajo ishte një femer me dimensione të gjëra për Shqipërinë e shekullit të XIX- të , ishte e arsimuar, e emancipuar dinte një sërë gjuhësh. Luftoi me vendosshmëri për ngritjen e vetëdijes kombëtare dhe emancipimin e femrës shqiptare.

Të gjitha reagimet:
12Miranda Troci Derti dhe 11 të tjerë