Më 3 tetor 1949, në Nju Jork, SHBA, në moshën 69 vjeçare ndërroi jetë i madhi Mid’hat Frashëri , shkrimtari, gazetari, politikani dhe diplomati. Djali i Abdyl Frashërit, një prej veprimtarëve më të rëndësishëm të Rilindjes Kombëtare Shqiptare. Në vitin 1908 ai mori pjesë në Kongresin e Manastirit. Në vitin 1942 u bë president i Ballit Kombëtar, një lëvizje antikomuniste gjatë luftës së Dytë Botërore. Mid’hat Frashëri përmendet si një nga etërit e nacionalizmit modern shqiptar.