Sot më 1 korrik 2024, në oret e para të mëngjesit ndërroi jetë shkrimtari më i madh shqiptar, personaliteti qendror i kulturës tonë në gjysmën e dytë të shek. XX, dhe protagonisti i zhvillimeve më të përparuara në letërsinë shqipe gjatë kësaj periudhe, Ismail Kadare. Ngushëllime familjes dhe gjithë shqiptarëve, kudo që ndodhen. Kjo është një humbje e madhe për kombin tonë. Shpirti i kolosit të letrave shqipe pushoftë në paqen e pasosur.
