ZHVILLIMI I ARSIMIT KOMBËTAR DHE GJUHA SHQIPE, Manastir(Bitola)Maqedoni e Veriut

18-19 Nëntor 2024I

Në kuadër të Vitit të Gjuhës Shqipe dhe të 22 Nëntorit, si Datë Kombëtare e Alfabetit Shqip, Muzeu i Alfabetit, Manastir, Maqedoni e Veriut, organizon Konferencën Ndërkombëtare me temë:

“ZHVILLIMI I ARSIMIT KOMBËTAR DHE GJUHA SHQIPE”

Në bashkëpunim me:

▪️Universiteti “Aleksandër Xhuvani”, Elbasan, Shqipëri;

▪️Qendra për Kërkime të Avancuara, Shkup, Maqedoni e Veriut;

▪️Universiteti “Nënë Tereza”, Shkup, Maqedoni e Veriut;

▪️Akademia e Shkencave e Republikës së Shqipërisë;

▪️Universiteti “Fan S. Noli”, Korçë, Shqipëri;

▪️Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës, Shqipëri;

▪️Agjencia për Zbatimin e Gjuhës, Shkup, Maqedoni e Veriut,

Projekti mblshtetet nga e Ministria e Kulturës së Republikës së Maqedonisë së Veriut,

Lëvizja për arsim kombëtar dhe zhvillim në gjuhën shqipe është përballur me sfida të shumta qysh në vitet ¬’30 të shek.XIX, kur figurat më të shquara të Rilindjes Kombëtare shpallën si një ndër kërkesat primare përhapjen e arsimit shqip në të gjitha trevat ku flitet dhe mësohet gjuha shqipe..

Vlen për t’u theksuar fakti se sot gjuha shqipe shërben si urë bashkëjetese midis popujve në Ballkan, më konkretisht shqiptarëve dhe maqedonasve, të cilët prej shekujsh ndajnë të njëjtat territore.

Kontributi gjuhësor për të sheshuar konfliktet etnike ka qenë i jashtëzakonshëm, gjithashtu një element kyç për integrimin euroatlantik të vendeve ballkanike.

Ky aktivitet shkencor synon të bëjë bashkë studiues, akademikë, pedagogë, studentë, nga trevat shqipfolëse ku fushat e referimit, përpos të tjerave janë:

▪️Historia e arsimit shqip;

▪️Institucionet e para të arsimit në trevat shqipfolëse;

▪️Gjuha shqipe dhe etapat e përshkuara deri në standardizim;

▪️Sfidat me të cilat përballet sot gjuha shqipe;

▪️Kushtet e dygjuhësisë në vende ku shqipja është gjuhë zyrtare (të tilla si Republika e Maqedonisë së Veriut);

▪️Figurat e shquara dhe kontributi i tyre në formësimin e gjuhës dhe arsimit shqip;

▪️Ngjarjet kryesore që kanë shënjuar zhvillimin e arsimit kombëtar.

Bordi Shkencor i Konferencës, i përbërë nga Drejtori i Muzeut të Alfabetit, z. Zait Aliu, (Manastir), Prof.as.dr. Meleq Shopi (Universiteti “A.Xhuvani” Elbasan, Shqipëri), Prof.as.dr. Rubin Zemon (Qendra për Kërkime të Avancuara, Shkup, Maqedoni e Veriut; Phd(c) Dorina Daiu (Instituti i Studimeve për krimet dhe pasojat e komunizmit, Tiranë, Shqipëri).

Kjo Konferencë do të zhvillohet në mjediset e Muzeut të Kongresit të Alfabetit dhe mjediset përreth. Mbështetur në një platformë të detajuar nga Bordi Shkencor, është shpërndarë thirrja për pjesëmarrje në të gjitha institucionet përkatëse(2 thirrje) e më pas është hartuar programi që do të shoqërohet me zhvillimin dyditor të konferencës.

Gjithashtu, janë shpërndarë ftesat për të përshëndetur dhe nderuar në punimet e saj personalitete dhe studiues të fushës së shkencës së gjuhësisë shqiptare e më tej. Numri i pjesëmarrësve me temat dhe punimet (abstraktet) e tyre ka arritur rreth 70.

Janë marrë të gjitha masat për mbarëvajtjen e kësaj ngjarjeje historike, në një vend të rëndësishëm dhe historik për popullin shqiptar, atje ku u hodhën themelet për shkrimin e gjuhës shqipe (Alfabeti shqip), por jo vetëm, por edhe për njësimin e gjuhës letrare shqipe, me iniciativën dhe mbështetjen e studiuesve, intelektualëve, patriotëve shqiptarë. Puna në vazhdim do të jetë me botimin e librit të abstrakteve, dosjeve të Konferencës.

Lini një Përgjigje