Shtegtimet nëper atdhe Duke e promovuar këtë vepër voluminoze të z. Luzha, ne sot me ndihmën e tij po e bëjmë një “ekskursion” tematik nëpër viset e bukura të vendeve tona, ku pena dhe shija e stërolluar e autorti ka arritë të nxjerrë vlerat njerëzore e natyrore gjatë këtij shtegëtimi tepër motivues. Sot ne IN”Muzeu i alfabetit të gjuhës shqipe” Manastir bashkë me Institutin për trashëgimi shpirtërore dhe kulturore u promovua libri “Shtegtime nëper atdhe” nga autori Berat Luzha

Niko Kotherja studiues i historisë, hulumtues, koleksionist, në galerinë e IN “Muzeu i alfabeti të gjuhës shqipe”-Manastir zbarkoi ekspozitat me temë: “Delegatë të Kongresit të Manastirit përmes dokumentacioneve, botimeve dhe imazheve të tyre” dhe “Fragmente të rrugëtimit të abetares së gjuhës shqipe”. Në ekspozita u paraqitën në origjinal dokumente, fotografi dhe botime të disa prej delegatëve të Kongresit të Manastirit si dhe botime origjinale të 10 abetareve të vjetra të gjuhes shqipe