Mithat Frashërika  lindur në Janinë në vitin 1880, në një familje patriotike nga Frashëri (Përmet), e cila i dha shumë Rilindjes sonë Kombëtare. Ai ishte djali i Abdyl Frashërit, veprimtarit të palodhur dhe një nga udhëheqësit kryesorë të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

Pas vdekjes së të atit, më 1892, për arsimimin e tij u kujdesën Naim e Sami Frashëri, të cilët ishin edhe orientuesit e tij intelektual.Nën ndikimin ne tyre ai fitoi kulturë të gjerë dhe zotëroi disa gjuhë të huaja, çka i dha mundësi të punonte edhe në administratën Osmane.

Mithat Frashëri në korrik të vitit 1908 themeloi gazetën Liria. Nga viti 1897-1928 botoi me disa ndërprerje revistën “Kalendari Kombiar”, e cila ka një kontribut të madh në dobi të çështjes kombëtare shqiptare gjatë periudhës së rilindjes,kurse në vitin1909 themeloi revistën “Dituria”, që doli në fillim në Selanik, pastaj në Kostancë (1916) dhe në Tiranë (1926-1929). Të dyja këto revista luajtën  rol të rëndësishëm në lëvizjen kombëtare e kulturore me dokumentet dhe shkrimet që botuan për çështjet e historisë, gjuhës, folklorit dhe të traditave të popullit shqiptar.

Menjëherë pas Revolucionit Xhonturk të vitit 1908, patriotët shqiptarë filluan të krijonin klube patriotike, të çelnin shkolla kombëtare dhe të botonin gazeta e libra shqipe, brenda dhe jashtë atdheut. Brenda disa muajve u ngritën dhjetëra klube e shkolla shqipe në të gjitha trevat shqiptare, që nga Kosova e deri në Çamëri.Ky zhvillim i shpejtë i kësaj lëvizjeje kulturore sillte si nevojë të ngutshme caktimin e një alfabeti të vetëm për shkrimin e shqipes.

Nismën për thirrjen e tij e mori klubi “Bashkimi” i Manastirit. Në një thirrje të klubit “Bashkimi” thuhej: ” Ora e  Lumtur erdhi, kur ne fillojmë punojmë të lirë dhe të papenguar pë lumturinë e kombit tonë, jo me armë dhe barut, por me penë dhe me letër. Ne duhet të fillojmë me çështjen e alfabetit- sepse ndryshe nuk do të arrijmë qëllimin e lartë-përparimin e gjuhës sonë.Më 14 nëntor 1908 hapi punimet Kongresi i Alfabetit ose ndryshe Kongresi i Manastirit, në të cilin morrën pjesë 50 delegatë, ku 32 ishin me të drejtë vote dhe 18 të tjerë si pjesmarrës, të cilët nuk e gëzonin të drejtën e saj. Kongresi i Manastirit u shndrua në një kuvend të vërtetë mbarëshqiptar, në të cilin morrën pjesë delegatë nga të gjitha krahinat e Shqipërisë, nga qytetet e të katër vilajeteve, si edhe nga shoqëritë shqiptare të Bukureshtit, të Sofjes, të SHBA-së, të Egjiptit, etj.Ndërmjet delegatëve ishin edhe patriotët e intelektualët e shquar si: Luigj Gurakuqi, Mithat Frashëri, Gjergj Fishta, Mati Logoreci, Hilë Mosi, Shahin Kolonja, Sotir Peci, Fehim Zavalani, Gjergj Qiriazi etj.Kongresi i Manastirit i zhvilloi punimet në shtëpinë e patriotit Fehim Zavalani.Kryetar  i Kongresit të Manastirit u zgjodh Mithat Frashëri, i cili u caktua edhe në Komisionin e alfabetit. unitetit kombëtar, njësimin e alfabetit, njohjen e të drejtave për shqiptarët dhe organizimin e veprimtarisë arsimore e politike në shkallë kombëtare.Gjatë dy ditëve të para të Kongresit u caktuan mbledhje të gjera e të hapura për popullin, ku përveç intelektualve morrën pjesë edhe nxënës shkollash, si edhe banorë të qytetit të Manastirit. Këto mbledhje u shndruan në manifestime kombëtare, në të cilat u mbajtën fjalime patriotike, për nevojën e bashkimit të të gjithë  shqiptarëve , gegë e toskë, myslimanë e të krishterë .

Vendin kryesor në punimet e Kongresit e zuri çështja e caktimit të një alfabeti të përbashkët për të gjithë shqiptarët.Gjatë diskutimeve të zhvilluara pjesa më e madhe shfaqi mendimin se alfabeti që duhej të vendosej duhej të kishte si bazë shkronjat latine.Alfabeti latin shihej nga shumë përfaqësues liberalë si mënyrë për ti bashkuar shqiptarët dhe që do t’i bënte më të ndërgjegjshëm ata për trashëgiminë e tyre.Edhe Mithat Frashëri ishte për një alfabet latin. Pas diskutimeve të shumta, lidhur me alfabetin, u krijua edhe një komision prej 11 vetësh, me patër Gjergj Fishtën si kryetar i cili nuk arriti të konklundonte në një përfundim për njësimin e alfabetit.Vendimi kryesor i Kongresit ishte miratimi i dy alfabeteve: ai i Stambollit dhe i alfabetit të përbërë vetëm me shkronja latine. Vendimi për të përdorur bashkarisht dy alfabete u mor për të mos shkaktuar përçarje në rradhët e delegatëve dhe të shqiptarëve në përgjithësi. Kongresi ndonëse nuk caktoi një alfabet të vetëm ishte një hap i rëndësishëm përpara në rrugën e zgjidhjes përfundimtare të çështjes së alfabetit dhe ushtroi një ndikim të fuqishëm në bashkimin politik dhe përparimin e mëtejshëm kulturor të popullit shqiptar. Atë që nuk e çoi dot deri në fund Kongresi i Manastirit, e zgjidhi përfundimisht vetë jeta e popullit shqiptar. Alfabeti latin duke qënë homogjen  e më i lehtë e praktik për shtyp, u përhap gjithnjë e më shumë dhe nga fundi i Luftës së Parë Botërore u bë alfabeti i përbashkët e i vetëm për të gjithë shqiptarët. Ai miratoi edhe një program kombëtar prej 18 pikash, që përmbante kërkesa me karakter politik, ekonomik dhe kulturor. Të tilla ishin njohja zyrtarisht e kombësisë shqiptare dhe e gjuhës shqipe, përhapja e arsimit në Shqipëri, krijimi i një universiteti etj.Kongresi i Manastirit për çështjet që diskutoi e zgjidhi vlerësohet me të drejtë si kuvendi më i rëndësishëm kombëtar në historinë politike e kulturore të shqiptarëve në fillim të shekullit  XX.

Pas Kongresit të Manastirit më 1909 klubi i Selanikut, i drejtuar prej Mithat Frashërit, lëshoi thirjen për mbajtjen e Kongresit të Elbasanit, ku mori pjesë si delegat i Shkupit, i Selanikut dhe i Çamërisë.  Gjatë viteve 1910-1912 Mithat Frashëri qëndroi në Bukuresht e në Sofie dhe u përfshi në veprimtaritë e kolonive atdhetare të atjeshme. Ai fitoi një pjekuri të madhe si intelektual në periudhën e rëndësishme dhe të ngarkuar me ngjarje të viteve 1912-1920.  Më 28 nëntor 1912 mori pjesë në Kuvendin e Vlorës dhe nënshkroi aktin e Shpalljes së Pavarësisë. Në qeverinë e Ismail Qemalit u emërua ministër i Punëve Botore.

Pas ardhejes së Princ Vidit më 7 mars 1914, u emërua ministër i Postave dhe i Punëve Botore, por kur shpërtheu kryengritja e Shqipërisë së Mesme u largua nga Shqipëria dhe qëndroi në disa vende të Europës si, Itali, Zvicër e Bullgari, ku  qëndroi aktiv duke bashkëpunuar me shtypin. Ai mori pjesë në Kabinetin e Turhan Pashës dhe ishte anëtar i delegacionit shqiptar në Konferencën e Paqes në Paris dhe përfaqësues  i Federatës “Vatra”. Në vitin 1920 përfaqësoi përsëri Shqipërinë në Konferencën e Paqes e në Lidhjen e Kombeve.Në një varg artikujsh lidhur me gjendjen në Shqipëri, që ai i botoi në fillim të viteve ’20 në një numër gazetash franceze në zë, u bëri të qartë popullit francez dhe atij europian, se ç’ndihmesë të madhe kishin dhënë shqiptarët në luftën për të drejtat e veta, për të mbrojtur qytetrimin ballkanik dhe evropian.Ai kërkonte që sakrificat e mëdha të tyre të vlerësoheshin, ashtu siç edhe ata e meritonion, si një faktor pozitiv për ristrukturimin dhe zhvillimin e Pas Luftës I Botërore.Sipas tij, Fuqitë e mëdha i kishin shkaktuar plot fatkeqësi popullit shqiptar. Mithat Frashëri zhvilloi një veprimtari të gjerë letrare, kulturore e politike.Përveç punës në organet e shtypit që drejtoi, botoi një varg artikujsh e broshurash politike në shtypin europian, ku mbrojti të drejtat e shqipëtarëve dhe intergritetin territorial të Shqipërisë nga synimet e fqinjve si “Çështja e epirit. Dhembja e një populli”, “Popullsia e Epirit”, “Pritmi i Shqipërisë”- të botuara në Sofje më 1915, kurse “Shqiptarët mes tyre dhe jashtë saj”, ku mbronte plot argumenta popullin e vet me gjithë virtytet e tij, por jo krejt pa të meta;”Rivendikimet shqiptare”;  “Shqiptarët dhe Sllavët”,i botoi në Lozanë në vitin 1919.

Tek “Shqiptarët dhe Sllavët”, përshkruan marrëdhëniet kontradiktore e armiqësore ndërmjet dy popujve, të cilat, jo për faj të palës shqiptare, arrinin të bëheshin mjaft të rënda, deri edhe tragjike. Sipas Mithat Frashërit shkrimtarët sllavë nxirrnin teori të shumta për shqiptarët, duke i përshkruar si njerëz me bisht, por nuk ishin vetëm sllavët ata që përhapnin teori të tilla, por edhe publicistë të njohur francezë, si Cheradam e Bianconi, artikujt e të cilëve u botuan nga kolonia serbe e Parisit. Serbët janë ndihmuar edhe nga shkrimtarë rusë shton Mithati, opinionet e të cilëve pasqyrojnë tendencën e politikës moskovite, duke i konsideruar shqiptarët si turq, të cilët do të kthehen edhe një herë në Azi, në djepin e origjinës së tyre. Dhe atje ku ata zbulojnë një sllav të vetëm, nuk hezitojnëaspak që ta quajnë sllav të gjithë rajonin.Pseudohistorianët serb shprehet ai janë përpjekur të provojnë se në krahinat e njohura me emrat Kosovë dhe Maqedoni perëndimore, nuk ka aspak shqiptarë, por edhe nëse ka ata janë thjesht ardhacakë.

Ata pretendonin se shqiptarët e Kosovës janë serbë tëshqiptarizuar dhe islamizuar.Këto teori aspak të bazuara me argumenta shkencore e detyruan Mithat Frashërin të botonte artikullin studimor “Shqiptarë dhe Sllavë. Më 1901 ai  botoi librin “Naim  bej Frashëri”, në Sofje  dhe e ribotoi edhe dy herë të tjera në Tiranë respektivisht në vitin 1923; 1941. Vepra më e njohur letrare e tij është përmbledhja ” Hi dhe Shpuzë” (1915), ku shfaqen tiparet e një proze të mirëfilltë me gjuhë të pasur artistike, ndjeshmëri dhe analiza psikologjike. Mithat Frashëri mendonte se me anën e psikologjisë dhe edukatës, Shqipëria do të ndryshonte fytyrën e saj.

Ai ka përkthyer edhe disa nga autorët e njohur të letërsisë botërore si A. dë Lamartin, F. Hofman.Mithat Frashëri ishte i dashuruar me idetë e psikologut dhe etnologut francez Gusav Lë Bon, të cilat i përhapi nëpërmjet artikujve të botuar në revistat e tij.Më 1923 ai përktheu e botoi veprën e Lë Bonit “Psikologji e edukatës”. Ai përktheu edhe një sërë veprash të tjera si, “Robinson Kruzo” nga Daniel Defo, “Vilhem Teli” nga Shileri, “Mbi historinë dhe gjuhën e shqiptarëve” nga albanologut Johan Thunman etj.

Në vitin 1924 Mithat Frashëri botoi një traktat të shkurtër me përmbajtje historike e kulturore, në të cilën përshkruante gjendjen e ndërlikuar të Shqipërisë dhe prespektivën e zhvillimit të saj. Traktati titullohet “Plagët tona.Ç’na mungon? Ç’duhet të kemi?” Sipas Mithat Frashërit, një popull nuk ron dot pa ideal, pa një shtytje, pa një qëllim që e bën të ecë, të punojë, të përpiqet e të përparojë.Puna dhe aktiviteti i një njeriu janë të humbura në qoftë se nuk dinë ta drejtojnë për një qëllim.Ai shprehet se pa një fuqi morale, pa një pikë drejt së cilës duhet të rendin së bashku, njerëzit dhe popujt vdesin, shuhenë.Mithat Frashëri thekson, se kur humbet ideali, besimi e qëllimi, atëhere trupi bëhet si kufomë, që i ka ikur shpirti.Ideali i shqiptarit duhet të jetë fuqizimi dhe nderi i shqiptarit, bashkimi i kombit e lumturia e përparimi i përgjithshëm. Ai shton se në qoftë se ne bindemi se duhet të jemi një faktor qytetërimi në Ballkan e ta bëjmë vendin tonë një vend të lulëzuar, atëhere vërtet do të ndryshojë diçka e do dalë një dritë për shqiptarët.

Gjatë viteve 1923-1925 shërbeu si ministër fuqiplotë i Shqipërisë në Greqi, ku protestoi për shpërnguljen me dhunë për në Turqi të popullsisë çame.Mithat Frashëri çeli në Tiranë në vitet 1926-1939 librarinë “Lumo Skëndo”.Në vitet e pushtimit fashist ai themeloi organizatë politike të Ballit Kombëtar.Gjatë përfundimit të luftës ai u largua nga Shqipëria, ku në fillim u vendos në Itali e më pas në Londër, ku krijoi Komitetin “Shqipëria e Lirë”.Mithat Frashëri vdiq në Nju Jork më 03 tetor 1949.