Më 9 nëntor 1917 u vra Themistokli Gërmenji , atdhetari dhe komadanti i çetave kryengritëse çlirimtare shqiptare. Themistokli lindi në Korçë, në një familje me orgjinë nga fshati i Gërmenjit. Më 1892 mërgon për në Rumani bashkë me vëllanë, Telemakun. U kthyen në atdhe pas nëntë viteve, dhe u vendosën në qendrën e vilajetit, në Manastir. Aty hapën hotelin “Liria” në fillim të vitit 1908. Në një dhomë te fshehtë të këtij hoteli, ndodhej shtypi kombëtar : libra, gazeta dhe revista të shtypura në gjuhën shqipe në Sofje, Bukuresht, Boston . Gjatë kohëve të Luftës Ballkanike takohet me Ismail Qemal bej Vlorën dhe emërohet nënprefekt, në Skrapar. Me ardhjen e Princ Vidit u emërua shef policie në Korçë. I vetëdijshëm për synimet bullgare dhe duke parë krahinën e Korçës që përjetonte përleshje mes çetave të Sali Butkës dhe trupave paraushtarake venizeliste, i propozon francezëve vendosjen e një admisnistrate shqiptare. Më 8 dhjetor 1916 në krye të treqind luftëtarëve hyn në Korçën e spastruar prej grekëve dhe më 10 dhjetor u shpall formimi i Republikës Shqiptare të Korçës. Pas disa intrigave, ftohet apo arrestohet në Selanik ku iu bë një gjyq ushtarak, në tetorin e 1917. Pushkatohet nga një togë franceze.

Lini një Përgjigje