Në saje të parashtrimit të Projekteve të Programit IPA, Program bashkëpunimi ndërmjet Greqisë dhe Maqedonisë për vitin 2014- 2020, aplikuam për  Projektin me titull: ”Muzetë gërshetojnë kulturën , muzetë bashkojnë njerëzit”. Përparësitë e këtij projekti janë : Mbështetja dhe zhvillimi i ekonomisë lokale, duke ngjallur , turizmin, trashëgiminë kulturore dhe zmadhimin e aktiviteteve për promovimin e turizmit në zonën kufitare . Projekti fokusohet në formimin e rrjeteve të muzeve duke krijuar një platformë për bashkëpunim ndërkombëtar, me qëllim që të arrihet  dialog ndërkulturor dhe shkëmbim i njohurive. Projekti në fjalë përfshin aktivitetet e infrastrukturës si dhe një numër të madh të aktiviteteve siç janë : softvare , veb faqe, IT aplikacione …

Si bartës i projekteve është Komuna  Volvi në bashkëpunim me muzeun Olimpik të Selanikut , Qendra për Edukim Joformal Trekëndësh si dhe IN Muzeu i Alfabetit të Gjuhës Shqipe  i Manastirit.  Ky projekt  nga Komisioni Evropian është radhitur në vend të parë si më i përshtatshëm nga 139 projekte tjera që kanë aplikuar.