Në ditën e ditëlindjes së saj IN “Muzeu i Alfabetit të gjuhës shqipe Manastir” në bashkëpunim me historianin Korçarë Niko Kotheren, përpara dashamirësve të kulturës shqipëtare, në galerinë e saj realizoj me suksesë edhe tribunën shkencore me titull “115 vite – Abetarja e Parashqevi Qiriazit”, kësaj gjurme të rëndësishme historike e kulturore të arsimit dhe alfabetit shqip
Parashqevi Qiriazi ishte pjesëmarrëse e Kongresit të Manastirit dhe autore e abetares së parë shqipe sipas alfabetit të Manastirit. Ajo gjithashtu hartoi dhe botoi në Manastir tekstin “Abetare – për shkollat e para” me shkronjat e alfabetit të ri, duke hyrë kështu në historinë e arsimit dhe të shkollës shqipe si femra e parë shqiptare autore e një abetareje.