Në 30 maj 1909 ne Manastir lindi Aleksandër ( Skender ) Dako, djali i madh i Kristo Dakos dhe pionieres së arsimit shqiptar Sevasti Qiriazit. Aleksandri përfundoi studimet në Universitetin e Oxfordit, në degën e inxhinierisë. Në vitin 1943 së bashku me familjen u dërgua në kampin nazist të Begradit. Pas lirimit, në vitin 1945 Aleksandri bën pjesë në minsionin e UNRRA-s për Shqipërinë. Në tetor të vitit 1946 pas prishjes së raporteve diplomatike me SHBA – në, arrestohet me akuzën si “agjent amerikan”, ndërsa kryente detyrën e koordinatorit. Gjyqi zhvillohet pas 2 vitesh qëndrimi në arrest dhe dënohet me 7vjet burg. Në 1953 del nga burgu dhe kur këthehet në shtëpi konstatoi se ai ishte këthyer në banesë të zëvëndësministrit të brendshëm, dhe për këtë arsye internohet famijarisht ne Tepelenë, deri në vitin 1970.
Në foto nëna e madhja Sevasti Qiriazi Dako me dy djemtë e saj Gjergjin dhe Alksandrin ( majtas ).

Lini një Përgjigje