Më 25 janar 1710, lindi Pal Mëria Parrino, një nga albanologët e parë arbëreshë, rektori i Seminarit Shqiptar të Palermos. Ai studioi nga lashtësia historinë, traditat dhe zakonet e Shqipërisë. Argumentoi se shqiptarët dallohen qartë nga grekët dhe sllavët dhe ata janë pasardhës të ilirëve. Punoi në parathënien e Mesharit të Gjon Buzukut. Pal Mëria Parrino vdiq në moshën 55 vjeçare në 1765.

Lini një Përgjigje