Me rastin e përvjetorit të 145-të të themelimit të “Shoqërisë së të shtypuri shkronja shqip” dhe njëkohësisht botimit të tekstit “Alfabetarja e gjuhësë shqip”, kemi kënaqësinë t’ju ftojmë të na bashkoheni në tubimin shkencor dhe ekspozitën historike kushtuar kësaj ngjarjeje me rëndësi historike. Ju mirëpresim në sallën e aktiviteteve në IN Muzeu i Alfabetit në Manastir me studiuesin e historisë Niko Kotherja, më datë 31 maj 2024, ora 18:00.