Më 2 qershor 1880, në Manastir lindi Parashqevi Qiriazi, e njohur ndryshe si Paraskevi D. Kyrias, mësuesja shqiptare e familjes Qiriazi ( Kyrias ) që ia kushtoi jetën alfabetit të shqipes dhe mësimit të gjuhës së shkruar shqipe. Ajo ishte pjesëmarrëse në Kongresin e Manastirit, i cili vendosi formën e alfabetit të shqipes dhe themesluese e Yllit të Mëngjesit, shoqatës së grave. Parashqevi ishte gjithashtu pjesëmarrëse në Konferencën e Paqes në Paris, 1919 si pjesëtare e komunitetit shqiptaro – amerikan.

Lini një Përgjigje